4 të vdekur dhe 56 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, numri i rasteve pozitive gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 56 raste pozitive, nga testimi i 3,327 të dyshuarve për koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 281 persona, teksa numri i rasteve aktive është 2,330.

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 14,149 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë administruar 1,357.810 doza të vaksinave. Të vaksinuar me dozën e dytë janë 551,601 persona.