Memli Krasniqi për marrëveshjen e targave: Po shkojmë drejt “Zajednicës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë një vlerësim lidhur me vendimet e ndërmarra nga institucionet e BE’së lidhur me shtensionimin e situatës në veri.

Krasniqi, në emisionin ‘Pressing’ në T7, e ka cilësuar skandaloze, siç thotë ai, legjitimimin që ka bërë Qeveria Kurti ndaj Serbisë për ngjitëset në targa të veturave. Për këtë, ai ka thënë se pikënisje e formimit të Asociacionit të Komunave me kompetencë ekzekutive.

“Skandal është legjitimimi që ua bën Qeveria Serbisë për qytetet e Republikës së Kosovës. Kjo, për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednicës. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Pasojë absolute është fakti që targat për qytete të Republikës së Kosovës që lëshohen nga Serbia tashmë janë legjitimuar. Kjo qeveri po legjitimon një sistem juridik tjetër në veri dhe tjetër në pjesën tjetër”, ka deklaruar ai.