Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon që të intervenojë nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës me investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Këtë herë, në Emshir, Ismaili së bashku me aktivistë kanë vendosur një ulëse në stacionin e autobusit për banorët e kësaj lagje.
”Ni ndryshim i vogël por i nevojshëm për banorët të cilët e presin autobusin në Emshir. Deri me 2023, trafiku urban ka me qenë modern, dhe FALAS për të gjithë banorët”, ka thënë Ismaili.