Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Rahovec.
Në aksident ishin të përfshirë tre vetura, njëra nga ta i takon Prokurorisë së Gjakovës.
Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar pr në Prizren.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai theksoi se më vonë do të bëhen të ditura detaje lidhur me aksidentin.