Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë së hënës policia ka gjobitur 568 qytetarë të cilët nuk i përfillen masat për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit.
Të hënën kanë hyr në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.
Masat erdhën si shkak i rritjes së vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi.