Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në hyrje të Klinës e ku mbeti i vdekur një person.
Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus, teksa mbetë të lënduar nëntë persona dhe një person ndërroi jetë.
“Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion” thuhet në njoftimin e dërguar nga Policia.