Achraf Hakimi ka qenë njëra nga blerjet më të mira të Paris Saint Germain në vitet e fundit.
Anësori maroken iu bashkua parisienëve këtë verë nga Inter, por menjëherë ka filluar të lë gjurmë në Parc de Princes.
Tek skuadra e re, Hakimi po luan me Lionel Messin dhe për marokenin kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.
22-vjeçari ka folur fillimisht për fushën, ku ka thënë se është shumë e lehtë të luash me argjentinasin.
“Ndërtimi i një marrëdhënieje teknike me të është e lehtë. Unë i jap atij topin, unë vrapoj dhe ai do ta vendosë aty ku i takon”, tha Hakimi.
Reprezentuesi i Marokut është befasuar për të mirë nga mënyra se si sillet Messi dhe qetësia e argjentinasit.
“Unë u befasova nga mënyra se si ai sillej, ai është i thjeshtë, i qetë”, tha Hakimi për L’Equipe.
Megjithatë ai ka thënë se nuk e priste që Messi të largohej nga Barcelona, por tani është i lumtur që e ka atë shok skuadre.
“Që Messi të largohet nga Barcelona, si të gjithë të tjerët, nuk e prisja as unë dhe kur dëgjova se po vinte këtu, çfarë mund të them? Një ëndërr për mua”.
“Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj dhe i vetmi që më ka munguar ishte Messi. Jam krenar që luaj me një futbollist kaq të mirë”, vazhdoi tutje Hakimi.
“Për të përparuar, unë do t’i kushtoj vëmendje mënyrës se si stërvit, si luan Messi. Do të rritet skuadra dhe secili prej lojtarëve që e përbëjnë atë. Ne flasim të njëjtën gjuhë, përveç kësaj, pak nga pak do të njihemi me secilin futbollist tjetër”, tha Hakimi.
Marokeni iu bashkua parisienëve nga Interi për shumën e 60 milionë eurove.