Në prezencë të familjarëve, është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit, e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë, siç është raportuar nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë tw ditu për gazetën “Epoka e Re”, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
Familja dyshon se Sevdije Kukleci ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Sot është zhvarrosur trupi i S. Kukleci me kërkesë të familjes, pasi ata dyshojnë në arsyen e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni. Ju e dini që janë bërë testet për 20 familjarët dhe personat e kontaktit më të, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Po ashtu, sot janë bërë teste edhe për personat më të largët”, ka deklaruar Osmanaj.
E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.
Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.