Kryeministri Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e opozitës për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.
Burime të Klankosova.tv nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti ka ftuar në takim të dielën liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj.
Ende nuk dihet koha kur do të mbahet ky takim, por këto burime bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsultimi për gjendjen e tensionuar në veri.
Megjithatë, një burim tjetër ka bërë të ditur se ky takim pritet të mbahet mëngjesin e së dielës.