Një aksident i pazakontë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Komunës në Arbëri në Prishtinë.
Një veturë “Ford” ka rrëshqitur dhe ka rënë në parkingun e Viva Fresh dhe ka përfunduar ndërmjet dy veturave.
Një dëshmitar tregoi për Ekonomia Online se vetura ishte lënë në “ler” nga një shofer i ri në moshë. Ajo ka lëvizur disa metra në tatëpjetë dhe ka rënë fillimisht mbi veturën “Audi”.
Sikur shihet në fotografi, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, e cila ka larguar veturën dhe ka hapur rast.