Valon Berisha nuk e sheh serioz lëndimin e pësuar të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Lille.
Kështu ka thënë vetë Berisha të enjten për KOHËN.
Berisha u largua në minutën e 8-të në humbjen e pësuar të Remsit me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit të Francës.
Ai shpreson që të jetë gati shpejt për të qenë i përfshirë edhe te Kosova për ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katari 2022”. Kosova më 9 tetor luan në udhëtim ndaj Suedisë, ndërsa më 12 tetor e pret Gjeorgjinë në Prishtinë.