Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar mbi masat e reja.
Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, për Klankosova.tv ka konfirmuar takimin, i cili do të fillojë nga ora 14:00.
Masat aktuale janë në fuqi deri më 26 shtator derisa mësimi është planifikuar të fillojë kur të shfuqizohen këto masa.
Megjithatë, Vitia para Komisionit për Shëndetësi tha se rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është që masat aktuale të vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas datës 26 shtator.