Kastrati: Tre qytetarë të Kamenicës sot janë shëruar plotësisht nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se tre persona nga kjo komunë janë shëruar nga koronavirusi.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Më në fund një lajm i mirë. Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Stop.

Kastrati iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka shtuar se po i presin ditë të mira.