Ajo është një nga yjet e showbizit shqiptar që komentohet për thuajse çdo paraqitje.
Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren nga Peja, Arta Nitaj, e cila vazhdon të marrë vëmendje me pozat e videot në rrjete sociale.
E tillë është shfaqur në një nga paraqitjet e fundit teksa pozon nga mbrapa duke vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.
“Ndahuni me të dashurën tuaj, kur të mërzitem”, ka qenë përshkrimi i videos së publikuar në InstaStory.
Ish-aktorja e “O sa mirë” vjen në formë të mahnitshme në një kostum të zi të hapur deri në fund-shpinë.
Krahas kësaj, Arta ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv edhe pse e ka paralajmëruar prej shumë muajsh.
Për herë të fundit, Nitaj bashkëpunoi me artistin Butrint Imeri në këngën e quajtur “Phantom”.