Dhjetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 173 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 5798 mostrave.
Janë shëruar 2261 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 9764.