Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 591 pacientë në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 458 me oksigjenoterapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 50 pacientë
Spitali i Pejës, 102 pacientë
Spitali i Gjilanit, 49 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë
Spitali i Ferizajt, 42 pacientë