Futbollistët e Chelsea janë duke shpresuar që me negociata të ulin në 10 për qind pagat.
Drejtuesit e klubit shpresonin që i gjithë stafi do të pranonin një ulje për 30%, por nuk janë pajtuar me këtë futbollistët.
Drejtorja e Bluve, Marina Granovskaia është duke i udhëhequr bisedimet me klubin, ndërsa me lojtarët e Chelseas po negocion kapiteni, Cesar Azpilicueta.
Dëshira e futbollistëve është që pagat të shkurtohen për shkak të koronavirusit për 10%, e jo më shumë.