Ka njerëz që ngrihen nga shtrati dhe buzëqeshin, ka të tjerë që nuk duan të shohin askënd, por ka dhe nga ata që nuk e fillojnë ditën pa kafe.
Cilado kategorie që i përkisni, sipas nutricionistëeve mund të keni një humor më të mirë duke zgjedhur ushqimet e duhura për mëngjes.
Keri Gans, një nutricioniste dhe njohur në Amerikë, sugjeron dhjetë ushqime për mëngjes që do t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji dhe të përballoni vështirësitë e ditës me një buzëqeshje.
Bukë integrale
Buka është burim i vitaminave B, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe ndihmojnë trupin tonë të metabolizojë karbohidratet.
Avokado
Avokado përmban acid folik, mungesa e acidit folik në trup është lidhet me depresionin, sipas Gans.
Domate
Doamtete janë të pasura me antioksodant.
Kosi
Sipas nutricionistes ka shumë studime që tregojnë se kosi ndihmon në humorin e mirë.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur me me fibra, pasi ndihmon në në rregullimin e sheqerit në gjak si dhe në humorin e mirë.
Salmon
Salmoni i tymosur është burim i shkëlqyer i omega-3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore që mund të luajnë rol në shëndetin e trurit dhe të zvogëlojnë rrezikun e depresionit. Salmoni gjithashtu mund të ndikojë në serotoninën, një hormon që lidhet me humorin e mirë.