Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonarod nuk është aspak i shqetësuar me të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe dhe spekulimet që e lidhin francezin me një kalim të mundshëm te Real Madridi në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Në fakt, Leonardo ka insistuar se Mbappe nuk do të largohet verën tjetër nga PSG-ja, pasi beson se sulmuesi do ta vazhdojë kontratën.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës së tij me ekipin francez dhe tashmë disa herë ka refuzuar rinovimin. Madje, ai ishte pranë transferimit te Real Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por PSG-ja refuzoi ofertën e spanjollëve prej 220 milionë eurosh.
“Nuk e shoh Mbappen të largohet nga ekipi në fund të sezonit. Askush në klub nuk po e mendon të ardhmen e PSG-së pa Mbappen në ekip”, ka thënë Leonardo që ka kritikuar Real Madridin për qasjen ndaj Mbappes. “Nuk kemi qenë aspak të kënaqur me sjelljen e Realit. Nuk është në rregull që negociatat me njërin prej lojtarëve më të mirë në botë t’i nisin në javën e fundit të afatit kalimtar. Ne e kemi refuzuar ofertën për Mbappen sepse ishte më e ulët se ajo që e kemi paguar për të”.