15835 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 15,835 raste, nga fillimi i pandemisë numri total i të prekurve ka arritur në 157,618 persona.

Të shëruar janë 138,950 njerëz si dhe kanë vdekur 2,833 persona.

Për luftimin e pandemisë në vend kanë filluar të jepen edhe vaksinat kundër, deri tani janë administruar 1,066,947 doza.