Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.