Kurti paralajmëron reciprocitetin me Serbinë në pranverë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel ka thënë se duhet të bëhet presion mbi Serbinë pasi po i bënë probleme Kosovës.

“Ju kam shkruar letër të gjitha qeverive evropiane ku kam renditur 11 shkeljet që po i bënë Serbia me barriera sistematike dhe periodike. Unë po pres ndryshe dhe reciprociteti do të vendoset, nuk bën ndryshe . S’ka barazi pa reciprocitet”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Kurti ka thënë se në pranverë doganat do të kenë drejtor të ri dhe sipas tij do të zbatohet reciprociteti.

“Me ministren Hajdari dhe me doganat tona që këtë pranverë do të kenë drejtorin e ri, po përgatitemi ta zbatojmë me sukses reciprocitetin. Deri më tani asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se reciprociteti është përfshirë te të drejtat e pakicave.

“Në Ballkan ka disbalancë të pakicave. Serbët ne Kosovë kanë të drejta ekskluzive derisa në Preshevë shqiptarëve ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë”.

Ai tha se është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë se mbi kë duhet të bëhet presioni për raportet mes dy vendeve.

Ai konfirmoi gjithashtu se Kosova është dukë bërë përgatitje për padinë për gjenocid ndaj Serbisë të cilën e kishte premtuar.