Mëlçia është një organ i lidhur fort me jetëgjatësinë tonë.
Dashuria për tjetrin me të vërtetë mund të nisë nga stomaku, po për veten, duhet të nisë nga mëlçia.
Përse Është Mëlçia Kaq e Rëndësishme
Mëlçia peshon 1.3-1.5 kg dhe është një organ aq i rëndësishëm sa ndonjëherë duket sikur ajo i ka frerët e pushtetit në organizëm.
Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh këtë e kemi thënë shpesh.
Ndonëse është e vështirë për të dhënë një shifër të saktë, besohet se ky organ ka plot 500 role të veçanta në organizëm.
Pesë më jetësoret janë:
Prodhimi i lëngut të tëmthit që pastron organizmin nga mbetjet dhe shpërbën yndyrnat në zorrën e vogël gjatë tretjes.
Prodhon proteina të caktuara për plazmën e gjakut dhe e pastron atë.
Në mëlçi kalon 1500ml gjak\minutë dhe gati 1\3 e sasisë së plotë të gjakut në qarkullim.
Depoziton hekur
Prodhon kolesterol dhe proteina që ndihmojnë në shpërndarjen e yndyrnave në trup.
Ushqimet Më Të Mirat Për Shëndetin e Mëlçisë
Shëndeti i mëlçisë është tërësisht në dorën tuaj, ose më mirë varet nga përzgjedhjet tuaja ushqimore.
Më poshtë, do të gjeni një listë nga AgroWeb.org prej 6 ushqimesh të shëndetshme për mëlçinë.
Argjinarja
Argjinarja ndihmon në tretjen e yndyrnave, rivendos ekuilibrat e aciditetit në stomak dhe ushqen kockat me magnez, kalçium dhe vitaminë C.
Argjinarja përmban cinarinë e cila ndihmon mëlçinë të prodhojë lëngjet e tëmthit.
Ajo përmban edhe sulfur që ushqen mëlçinë dhe parandalon formimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit.
Lakra e Kuqe
Lakra e kuqe përmban polifenolë, vitaminat A dhe C dhe elementë që luftojnë inflamacionin, sidomos atë në stomak.
Vitamina C dhe sulfuri largojnë toksinat nga trupi dhe e bëjnë mëlçinë më të fortë.
Për më tepër, antioksidantët tek lakra e kuqe luajnë një rol kyç për pastrimin e mëlçisë.
Çaji i Lulerradhiqes
Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi.
Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.
Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi.
Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.
Sallatat e Gjelbra
Kale, lakrat e vogla dhe ato të mëdha janë perime të plotfuqishme me sasi të mëdha të sulfurit që i jep mbështetje mëlçisë gjatë misionit të saj detoksifikues.
Lulerradhiqja është një tjetër barishte e rëndësishme që stimulon organet tretëse dhe përmirëson rolin e mëlçisë.
Limoni
Kjo agrume është e pasur me shumë vitaminë C.
Për të mirën e mëlçisë ju mund të pini në mbrëmje 200 ml ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një limoni.
Kjo pije do ju ndihmojë të pastroni mëlçinë dhe të eliminoni toksinat e mbetjet e ndryshme ushqimore.
Kura duhet konsumuar për 21 ditë me rradhë./AgroWeb.org/