Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1977 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Javëve të fundit janë shtuar dukshëm kontrollet e Policisë, por edhe inspektorateve komunale, me qëllim vënien nën kontroll dhe mospërhapjen e COVID-19.
Si pasojë është rritur dukshëm edhe numri i gjobave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjoba të shumta janë shqiptuar edhe për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për shkelje të rregullave në trafik.