Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 17 mijë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.