Nora Istrefi ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat duket e mrekullueshme.
E veshur me xhinse të shkurtra dhe mikro-trikon që është bërë sensacion nga bukuroshet e famshme së fundmi, këngëtarja ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj vetëm disa minuta pas postimit të imazheve.
Fotografitë duket të jenë realizuar në Qytetin e Vjetër të Budvas në Mal të Zi, ndërkohë që ajo ka postuar imazhe edhe nga vendet tjera bregdetare.