23 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me koronvirus nga testimi i 8270 mostrave.
Janë shëruar 1324 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 136.582.
Ka arritur numri i rasteve aktive në 17.625.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 18.214 doza të vaksinës antiCOVID.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona të grupmoshës 40-49 vjet, dy persona të grupmoshës 50-59 vjet, një i grupmoshës 60-69 vjet, 11 të grupmoshës 70-79 vjet e gjashtë mbi 80-vjeçarë.
Katër raste të vdekjes janë shënuar në Vushtrri, tre në Prizren, nga dy në Prishtinë, Suharekë, Malishevë, Gjilan, e nga një në Pejë, Rahovec, Shtime, Istog, Viti, Gjakovë, Mitrovicë e Gllogovc.
Nga 424 raste të reja pozitive me koronavirus, më së tepërmi janë regjistruar në grupmoshën 30-39 vjet, 85 raste, pasuar nga ajo 40-49 vjet me 84 raste, e 20-29 vjet me 72 raste.
42 raste janë regjistruar në grupmoshën 10-19 vjet, ndërsa 15 në grupmoshën 0 deri 9 vjet.
Në Prishtinë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja pozitive, 91 sosh, pasuar nga Ferizaji ku janë regjistruar 37 e Peja 34.
Nmri total i rasteve pozitive ka shkuar në 157.002, ndërsa i vdekjeve në 2795.