Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Newcastle United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjet e zhvilluara, pasi kanë triumfuar në Old Trafford ndaj ‘Laraskave’.
Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Cristiano Ronaldo (45+, 62’), Bruno Fernandes (80’) dhe Jesse Lingard (90+), ndërsa për mysafirët shënoi Javier Manquillo (56’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli portugez, Ronaldo, i cili pas debutimit me dy gola u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Neëcastle, Freddie Woodman që u vlerësua me notë 5.0.