Zbuloni dozën e duhur të zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut. Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht. Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë. Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut. Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit. Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

Simptomat e Toksicitetit të Zinkut
Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.

Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Të përziera
• Të vjella
• Dhimbje stomaku
• Diare
• Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut. Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
• Imunitet të dobët,
• Mungesë të bakrit

Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut
Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit. Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë. Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë. Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë. Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë. Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë. Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë. Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera 
Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente. Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj. Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër. /AgroWeb