Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës 3:0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022 në Amerikën Jugore.
Messi realizoi të gjithë golat e argjentinasve në minutat 14’, 64’ & 88’.
Me këtë fitore, Argjentina mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa ëndrra e Bolivisë për kualifikim në Botëror pas 28 viteve vazhdon e më pak të minimizohet.
Ndërkohë, Brazili ka vazhduar formën perfekte, duke marrë fitoren e tetë në po aq ndeshje, pasi mposhti Perunë me rezultat 2:0.
Ribeiro në minutën e 15-të dhe Neymar në të 40-n i dhuruan fitoren Seleçaos.
Brazili ka vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Peru është e shtata me tetë pikë.
Vendi i tretë mbahet nga Uruguai me 15 pikë, ndjekur nga Ekuadori dhe Kolumbia me nga 13 sosh. Paraguai është i gjashti me 11 pikë.
Në Botëror kualifikohen katër vendet e para, ndërsa vendi i pestë luan në “pllejof”.