Vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, ku të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.
Telegrafi mëson se ne vendin e ngjarjes kanë dalur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj.
Ndryshe, për vrasjen e dyfishtë në Pejë kanë reaguar liderët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti sa më shpejt.
Përveç Kryeprokurorit dhe prokurores nw vendin e ngjarjes shihen numër i madh i hetuesve policor.