Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë të shtrirë 85 pacientë me COVID-19, njofton drejtori Hilmi Shala. Nga këta, 60 janë në gjendje më të rëndë, 55 nga të cilët me oksigjeno-terapi, 3 me CPAP maskë dhe 2 në respirator.
Nga Shqipëria në këtë spital gjenden 7 pacientë me COVID-19.
Spitali sipas drejtorit Shala ka edhe 90 shtretër të lirë, në rast nevoje, për pacientët me COVID-10.
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë pranuar 8 pacientë dhe janë liruar 10 pacientë me COVID-19.