Nesër do të përballen Kosova dhe Spanja.
Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Spanjën nesër nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Para pak orësh ekipi spanjollë u nis për në Prishtinë dhe tani sapo kanë arritur.
Ekipi i Luis Enriques tashmë është akomoduar në hotel ndërsa nga ora 18:15 do të kenë konferencën për shtyp.
👋🏻 ¡¡Hola, Pristina!!
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) September 7, 2021
🚌 La expedición española se ha trasladado del aeropuerto internacional hasta su hotel de concentración y ya se encuentra alojada.
📺 Esta tarde, entrenamiento oficial y rueda de prensa en el estadio Fadil Vokrri. #VamosEspaña #Catar2022 pic.twitter.com/8IiHaZDQR4
Nga ora 19:00 Spanja do të zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë para ndeshjes së nesërme.
‘Furia e Kuqe’ synon vetëm tre pikë në këtë duel në mënyrë që të ruajnë pozitën e parë.
Në anën tjetër ‘Dardanët’ synojnë të shkaktojnë befasi dhe të ndalin të paktën një pikë në shtëpi.