Një familje nga Zhegra e Gjilanit, sot e ka pllakosur një mërzi e madhe. Nënë e bir kanë humbur betejën me COVID-19 brenda pak orëve të ditës së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e bir, S. A. dhe djali i saj, A., e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes A. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri, përcjell Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.
Javëve të fundit është rritur shumë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, sikurse edhe ai i të prekurve me këtë sëmundje.
Sot është raportuar për 28 të vdekur në 24 orët e fundit.