Blinken flet pas bisedës me Kurtin, nuk i harron as qytetarët e Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është deklaruar pas bisedës telefonike me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Blinken bën të ditur se ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve teksa rikujton se shumë qytetarë të Kosovës dikur ishin edhe vetë refugjatë.

“Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Blinken në Twitter.