Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë


Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, vazhdon të jetë njëra nga yjet më të komentuara në rrjete sociale.

Ajo përflitet vazhdimisht për postimet e fotografitë provokuese, gjersa nuk mungon as me deklarata për tema të ndryshme.

25 vjeçarja këtë herë ka befasuar me një shkrim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, gjegjësisht në InstaStory.

“Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë”, ka qenë përshkrimi sipër një videoje të shpërndarë.

Kjo deklaratë e Encës vjen pas disa njoftimeve të vazhdueshme që ka bërë duke treguar se është beqare.

E njëjta këtë verë ka qenë më pasive në mbrëmje e ahengje muzikore, por që solli disa projekte mjaft të suksesshme.

“Rakia” dhe “Suavele” mbeten projektet e fundit që u pritën mirë nga fansat e publiku me miliona klikime në platformat muzikore.