Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, sipas tyre me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites janë informuar nga Policia e Kosovës se është vërejtur një ari në këtë park, përcjell Klankosova.tv.Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, thuhet mes tjerash.
”Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë”, theksohet në kumtesën e Komunës së Prishtinës.