Një foshnje tri javëshe e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.
“Foshnja ka ndërruar jetë dje në orët e pasdites, ka lindur më 13 gusht në spitalin e Ferizajt dhe është pranuar në spital më 28 gusht. Ka qenë e konfirmuar me COVID-19 dhe në gjendje shumë të rëndë”.
“Përkundër kujdesit të vazhdueshëm dhe të gjitha masave të ndërmarra ka ndërruar jetë dje, ka pas pneumoni të rëndë e po ashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik”, tha Ismaili.
Kujtojmë se brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna.