26 të vdekur dhe 1448 raste të reja me koronavirus

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12558 testime, 1448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona

Sot janë shëruar 1421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.498.

Në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrat e 26.525 njerëzve.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.