Kosova ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Një ndeshje shumë e mirë nga djelmoshat tanë që në start, që e nisën me sulm dhe presing të lartë në mbrojtjen kundërshtare.
Pas disa tentimeve për kombinime të mira afër zonës, nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli.
Zhvillohej minuta e 19-të, ku pas një aksioni të zgjatur djelmoshat tanë gjetën epërsinë.
Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.
Pas goli skuadra u kthye paksa prapa, por që gjeorgjianët nuk ishin edhe aq të rrezikshëm.
Giorgi Tsitaishvili dhe Jaba Jigauri kishin raste, por që nuk arritën të rrezikonin.
Posedimi i topit, por edhe presioni në fundin e ndeshjes ishin nga ana e Gjeorgjisë.
Pjesa dytë nisi shumë mirë për skuadrën tonë, ku Lirim Kastrati kishte dy raste të mira.
I pari u ndal për pozitë jashtë loje, ndërsa në rastin e dytë pasi kaloi një mbrojtës doli i vetëm me portierin Giorgi Loria, por goditja e tij u ndal, ndërsa topi kthehet te Muriqi, u gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja.
Në minutat 71’ dhe 73’, gjeorgjianët kishin dy raste me Jaba Jigauri dhe Georges Mikautadze, por që Aro Muric ishte në vend.
Kosova mund ta mbyllte ndeshjen në minutën e 75-të, kur Zymer Bytyqi futet mirë në zonë, por tentimi për pasim te Muriqi u bllokua nga mbrojtja.
Në minutën e 80-të, Kosova krijon një aksion shumë të mirë nga e majta, kur kombinojnë bukur Hadërgjonaj dhe Rashani, topi vjen te Bytyqi i cili bën një lëvizje të bukur, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.
Kosova gjeti golin e dytë në minutën e 85-të me Rashanin, por që u anulua për pozitë jashtë loje pasi u rishikua nga VAR.
Deri në fund Kosova rezistoi, duke mbajtur topin në disa raste, por edhe me mbrojtje të fortë, për të marr një fitore që është e parë në këto kualifikuese.