Luana Vjollca feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi ajo sot

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, sot po feston ditëlindjen e saj.

Ajo pak ditë më parë ka bërë të ditur përmes Instastory se po shijon ditët e fundit si 29-vjeçare mjaft shumë, mirëpo u shpreh se është mjaft e emocionuar për 30-vjetorin.

Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, ajo ka zgjedhur të bëjë një fotosesion mjaft joshës prej ku edhe ndau një fotografi e veshur mjaft bukur.

Luana theksoi datën 2 shtator në mbishkrimin e fotografisë dedikuar ditëlindjes së saj teksa pozoi nga prapa për kamerën duke vënë në pah linjat e bujshme trupore për të cilat përflitet mjaft shumë.