“Zbulohen” çmimet e iPhone 13

Mbetet për t’u parë nëse iPhone 13 do të bëhet vërtet më i shtrenjtë për shkak të krizës së çipave. 

Apple do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone në shtator.

Deri më tani u spekulua se çmimet për iPhone-et e rinj mund të bëhen më të shtrenjtë për shkak të mungesës së shfrenuar të çipave.

Softpedia News raporton për herë të parë mbi çmimet në Kinë të gjeneratës së re të iPhone, bazuar në një raport të MyDrivers.

Krahasimet e çmimeve

Lajmi tregon se iPhone 13 mini, pra modeli 64 GB, do të kushtojë rreth 718 euro. Për krahasim: Në Evropë iPhone 12 mini aktualisht kushton 799 euro, në Kinë iPhone 12 mini është aktualisht i disponueshëm në dyqane për 718 euro.

Kjo do të thotë që iPhone i ardhshëm në Kinë do të jetë po aq i shtrenjtë sa modeli i mëparshëm dhe me kujdes mund të supozohet se kjo mund të jetë edhe në Evropë.

Versioni 64 GB i iPhone 13 thuhet të jetë rreth 823 euro në Kinë. Përsëri, krahasimi: Në Kinë, iPhone 12 aktualisht është i listuar për këtë çmim, në Evropë iPhone 12 aktualisht kushton nga 899 euro, që është pak më i shtrenjtë se në Kinë.

iPhone 13 Pro Max me 1 TB është pritet të kushtojë rreth 1110 euro në Kinë. iPhone 12 Pro është gjithashtu listuar në këtë çmim. Në Evropë, iPhone Pro është në dispozicion për 1,149 euro.