Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1 mijë e 237 pacientë, ku 1 mijë e 139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.
Në raportin e sotëm bëhet e ditur se 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19.
Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, ku 188 janë në spitalin e Pejës.
Njoftimi i plotë:29 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me CCOVID-191237 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme1139 të konfirmuar COVID-19 pozitivë1060me oksigjeno-terapi61 në kujdes intensiv mjekësorNë QKUK, 438 pacientë të shtrirë, 435 prej tyre Covid-19 pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi– Klinika Infektive, 120 pacientë– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë-Klinika Infektive 3 (Interno), 81 pacientë– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 20 pacientë– Klinika e Gjinekologjisë, 31 pacientë– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientëNë spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë– Spitali i Pejës, 188 pacientë– Spitali i Gjilanit, 147 pacientë– Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë– Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë– Spitali i Ferizajt, 85 pacientë