Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.
Haziri përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook është shprehur kundër një mbyllje tjetër.
“Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim”, u shpreh Haziri.
Tutje, ai shtoi se nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv.