Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar për Telegrafin se pritet që Qeveria e Kosovës të marr masat e reja anti-COVID, të cilat edhe janë paralajmëruar.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator.
Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30
Te shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116,
Furnizimi me barna esenciale me kërkesë të komunave do të realizohet 92 për qind.
Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.
Rreth 470 mije vaksina COVAX vijnë në javën e parë të shtator
Ndërkaq, kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë vaksinim.
Po ashtu rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal.