Tea Trifoni tani moderatore, ja cilin emision do ta moderojë

Ka ditë që është përfolur se Tea do jetë pjesë e një emisioni në Top Channel.

Bukuroshja e cila u bë e njohur në “Përputhen”, ka bërë të ditur me anë të një postimi në instagram se do jetë pjesë e emisionit që titullohet “Goca dhe gra”, shkruan lajmi.net

Emisioni nuk do të bashkëzotërohet vetëm nga Tea Trifoni, por edhe nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi.

Në videon promo që ka publikuar ato shprehen se vajzat mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë dhe mbi taka.

Kujtojmë, se para pak ditësh Tea ka bërë ndërhyrje estetike duke zmadhua gjoksin.