Xherdan Shaqiri pritet të debutojë sot me Lyonin

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet të debutojë sot me Lyonin në Ligue 1.

Shaqiri ka kompletuar para disa ditësh transferimin e tij te klubi i madh francez për një shifër të raportuar prej 11 milionë eurosh.

Kalimi i yllit shqiptar te Lyoni befasoi të gjithë, por largimi nga Liverpooli dukej i pashmangshëm shkaku i kohës së paktë të lojës.

Tani te Lyoni, Shaqiri pritet t’i marrë minutat e merituar dhe të jetë një titullar fiks.

Dita e sotme (e premte) pritet të jetë edhe dita e debutimit të 29-vjeçarit me klubin francez.

Lyoni luan në udhëtim te Nantes në kuadër të javës së katërt në Ligue 1 dhe kjo pritet të jetë ndeshja kur Shaqiri do të debutojë.