18 të vdekur dhe 2295 raste të reja me koronavirus

18 persona kanë vdekur dhe 2.295 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.ℹ Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.ℹ Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.ℹ Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.939.➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!