Eros Grezda konfirmon ndarjen me Oriola Marashin

Çifti i njohur tashmë kanë fshirë njëri tjetrin nga rrjetet sociale.

Për një kohë të gjatë, Oriola dhe Erosi kanë qenë në krye të mediave rozë për lidhjen e tyre e cila përfundoi dhe u rikthye përsëri, shkruan lajmi.net.

Tash e pak javë ajo si duket ka përfunduar përsëri dhe kësaj radhe duket të jetë e përhershme, pasi futbollisti i njohur e ka konfirmuar ndarjen në një intervistë të fundit.

Në një intervistë të fundit për PanoramaSportErosi u shpreh se çifti gëzojnë respekt të ndërsjellë dhe se nuk mund të jenë mes vete më shumë se sa shokë.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, ka thënë Grezda.

Tutje, i njëjti nuk ka dashur të shtjellojë në detaje arsyet që çuan deri në ndarjen e ish-çiftit.

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka thënë Erosi.