Kastrijot Krivaqa, nëpërmjet llogarisë në Facebook me emrin “Kastrijot Krivaqa” ka kërkuar dënim meritor për Dardan Krivaqën, i cili është i dyshuari kryesor në vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.
Ai në këtë shkrim po thotë se është vëllau i Dardanit.
Sipas tij, Dardani çdoherë ka qenë problematik dhe i ka sjellë probleme familjes.
“Me rastin e kapjes dhe arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe ndihmës që bënë qytetarët, unë i përgezojë dhe shpresoj se ligji do t’ja shqiptojë dënimin meritor, si dhe shpresoj që ky krim makabër do të na mobilizojë të gjithë neve për t’i evituar krimet, dhe të luftojmë për mirëqeniën e fëmijëve tanë”.
“Ky krim makabër që e bëri “vëllau im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtetë jemi të traumatizuar dhe të prekur, e mbi të gjitha ai me krimin që e bëri e njollosi dhe lëndoi tërë familjen tonë”.
“Gjatë tërë jetës na ka sjell probleme dhe telashe të papara por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfillur këshillat tona”.
Postimi i plotë: